MENU
klinika

Falja e Namazit vetëm në xhami për shkak të pandemisë

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

24.05.2020 - 07:44

Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën, festojnë Fitër Bajramin, por në një situatë aspak të zakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht kësaj feste të shenjtë për myslimanët, zonat e kuqe janë të mbyllura dhe nuk do të lejohet asnjë aktivitet ndërsa besimtarët nuk kryejnë dot faljen në sheshe, sikur ishte traditë, por në xhami nën protokollet shëndetësore të sigurisë.

Fitër Bajrami në Korçë dhe Pogradec

Qindra besimtarë myslimanë kanë kryer faljen e Namazit të Fitër Bajramit në xhamitë e Korçës dhe Pogradecit. Pas 30 ditëve agjerim në muajin e Ramazanit besimtarët kanë përmbyllur këtë muaj të begatë me urimin për më shumë paqe, mirësi, begati dhe mëshirë nga zoti.

Në qytetin e Korçës falja e namazit të Fiter Bajrot është bërë në xhaminë kryesore Iljaz Bej Mirahori në ambjentet e jashtëme të saj, kjo për shkak të numrit të shumtë të besimtarëve të pranishëm. Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi ka shprehur urimin e tij në këtë festë të Bajramit të Madh për vllazëri dhe prosperitet.

Edhe në qytetin e Pogradecit të shumtë ishin besimtarët që iu drejtuan xhamive për faljen e Fiter Bajramit. Të rritur dhe të vegjël pas ligjëratave të imamit Mirel Mazelli kryen faljen për tiu drejtuar më pas shtëpive të tyre ku do të festojnë bajramin me drekën tradicionale në shtëpi.

Fitër Bajrami në Lushnje

Në Lushnje falja e namazit e Fiëtr Bajramit është kryer në ne xhamine e qyteti. Imami Hysni Çela drejtoi faljen ndërsa Myftiu Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit për kete Bajram jo të zakontë për shkak të pandemisë.