MENU
klinika

1521 Tenoçtitlan

Beteja që vulosi fatin e aztekëve…

27.05.2020 - 07:20

Pushtimi i Mesoamerikës dhe Amerikës së Jugut qëndrojnë mes historive më mbresëlënëse ushtarake të të gjitha kohërave. Përshembull, në një betejë të luftuar në kryeqytetin e inkasve, Kusko, 183 spanjollë mposhtën një ushtri prej 40 000 luftëtarësh inka. Po kështu, në dy vjet, Herman Kortes, me më pak se 1 000 spanjollë, shkatërruan plotësisht perandorinë azteke.

Nënshtrimi i amerikanëve nga Europa është një nga episodet më kontradiktore të historisë. Njëri pas tjetrit, konkuistatorët janë vlerësuar si burra trima që ia dolën në të gjtha rrethanat dhe dënohen pushtues të pangopur përgjegjës për kryerjen e një gjenocidi.

Herman Kortesi u caktua në krze të një ekspedite nga gzvernatori i Kubës. Ai zbarkoi në Verakruz në 1519 dhe filloi marshimin e tij drej kryeqytetit aztek të Tenoçtilanit. Ekspedita la fushat tropikale të bregut dhe u fut në bredësi, drejt rajoneve më të thella të Meksikës. Bimësia e harlisur e bregut u yevëndësua nga pyjet me pisha. Në horizont shkëlqenin disa maja me dëborë; prej andej frynin erëra të ftohta që freskonin ajrin e shëndetshëm.

Kortezi e dinte se në ato anë jetonin Tlakskalanët, një popull, që kishin flakur me krenari zgjedhën e aztekasve. Ndërmjet kësaj tribuje dhe spanjollëve u zhvilluan dy beteja. Konflikti përfundoi me fitoren e Kortesit. Kjo e fundit pati një jehonë të buhishme në gjithë Meksikën, sepse tlakskalanët deri atëherë mbaheshin të pathyeshëm.

Perandori aztek, Montezuma II, ishte shumë i dëshpëruar dhe dërgoi një përfqësi ku e ftonte për në Tenoçtitlan. Me 8 nëntor 1519, Kortesi së bashku me 300 shoqëruesë hyjnë në Tenoçtitlan. Montezuma pasi i bëri nderimet e mirëseardhjes në formë ceremoniale e sistemoi Kortesin së bashku me ushtarët e rij në një tempull tërheës, i cili ishte rregulluar posaçërisht për të.

Ditët e para vizitorët europianë ia kushtuan kundrimit të qytetit. Aztekët i trajtonin me shumë respekt, e u lanë liri të plotë. U jepnin për të ngrënë haje të bollshme. Spanjollët nuk kishin arsye pse të ankoheshin. Por në qoftë se indianët do të ndryshonin qëndrim, ata do të kapeshin si minjtë në çark.

Kjo gjëndje e shtyu Kortesin të luante me rrezikun , të fitonte gjithçka ose të humbiste fare. Ai u parashtroi planin njerëzve të tij se duhej të zinin rob Montezumën. Ashtu u bë.

Në prill të vitit 1520 – kishin kaluar 6 muaj që kur spanjollët ndodheshin në Tenoçtitlan- Kortesi mësoi për mbërritjen e armikut të tij Narvarez me 900 spanjollë, i urdhëruar nga guvernatori i Kubës për të arrestuar Kortesin dhe t’i jepej fund ekspeditës së tij.

Kortesi u nis dhe pasi u përlesh me me Narvarezin mori dhe ushtarët e mbetur të këtij të fundit, që i bëri për vete falë oratorisë brilante të tij.

Kur shkoi në kryqytetin aztek ai mori vesh se zëvendësi i tij atje, Alvarado kishte sulmuar aristokracinë azteke dhe gjendja ishte shumë serioze. Ata u munduan të nxirrnin Montezumën dhe t’i fliste popullit të tij por ai u godit me gurë nga aztekët dhe vonë vdiq.

Falë fatit Kortesi organizoi ushtarët e tij dhe arritën të dilnin nga kryeqyteti por ai humbi shumë vetë. Ajo që ndodhi atë natë – Noche trieste – është një nga ngjarjet më të kobshme në historinë e pushtimeve. Spanjollët e kapur rob u flijuan të gjithë.

Pasi mbërritën në territorin e Tlakskalanëse, Kortesi u përpjek të hartonte një plan, por ai u ndihmua nga një epidemi e rëndë që preku perandorinë azteke ku vdiqën dhjetra mijëra vetë. Sulmi mbi Tenoçtitlan zgjati nga maji i viti 1521 dhe deri me 13 gusht 1521. Pas luftimesh të gjata e të përgjakshme, aztekët u mposhtën.

Ja çfarë thotë një kronikant për gjëndjen e qytetit pas pushtimit nga spanjollët me aleatët indianë: “E vërteta-tregon Bernal Diaz Del Kastili- është se e gjthë laguna, shtëpitë fortifikimet , e gjithçka, ishin mbuluar me të vdekur dhe me koka të të vrarëve, të cilën nuk kam si e përshkruaj. Nëpër rrugë, në sheshet e Tatelulkos, kudo s’kishte gjë tjetër; ne ecnim mbi trupatdhe kokat e indianëve të vrarë… E thashë edhe më sipër, toka, laguna, fortifikimet dhe gjithçka, ishin dystuar me kufoma.”

Kortesi, edhe pas pushtimit të aztekëve, punoi energjikisht për zgjerimin e territoreve spanjolle në kontinentin amerikan, si dhe për vendosjen e një administrate të qëndrushme. Kortesi i realizoi si njërën dhe tjetrën. Ushtritë e tij pushtuan Guatemalën dhe Jukataanin në jug, ndërsa në veri shkuan deri në Kaliforni.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit