MENU
klinika

Kriza financiare prek Airbnb

Biznes/ Bujtësit po planifikojnë të shesin pronat e tyre

26.05.2020 - 12:38

Amy Offield gjithmonë ëndërronte të drejtonte një strukturë pushimesh në Galveston, Texas. Pesë vjet më parë, ajo dhe burri i saj Chris realizuan dëshirën e tyre dhe blenë një shtëpi atje, pak minuta larg nga plazhi. Ata nisën menjëherë rikonstruksionin e pronës, të cilën ajo e quajti “Blue Skies Beach Bungaloë”, duke shtuar elemntë të stilit vintage, ashtu si dhe retro me ngjyra të ndritshme.

Por ndërsa koronavirusi u përhap në Shtetet e Bashkuara në Mars, Offield, i cili ka qenë një mikpritës i rregullt me kohë të plotë nën sistemin Airbnb për gati dy vjet, filloi të përjetojë valë anulimesh. Kur Galveston mbylli përkohësisht shërbimin e qirave afatshkurtra si pjesë e shërbimit të bujtinës së tij, Offield kaloi Airbnb e saj në një shërbimi qendrimi 30-ditor, minimumi i qendrimit për tu konsideruar afatgjatë. Nuk arriti të kishte asnjë rezervim dhe dhe shtëpia njëkatëshe e saj pranë plazhit ka qëndruar bosh për dy muaj.
Ashtu si me magji, për dreq, pas periudhës së errët do duhej që edhe bashkëshoriti i saj të humbiste punën si shitës i softuerëve duke u bërë me dhembje koke për pyetjen që u rrinte si çekan mbi kokë “si do të paguanin kreditë”? Offield mori vendimin e vështirë për të shitur shtëpinë pranë plazhit duke mbyllur biznesin e saj Airbnb.

“Ka qenë një gjendje emocionale shumë e ngarkuar kjo periudhë,” i tha Offield CNN Business.

“Ne kemi humbur goxha, të gjitha të ardhurat tona në tre muajt e fundit”.

Me bllokimet globale të udhëtimeve gjatë pandemisë, një numër i zotëruesëve të Airbnb po planifikojnë të shesin pronat e tyre – në një moment të pasigurt për tregun më të gjerë të pasurive të patundshme – ose të heqin qafe disa prej banesave që i kanë me qira, si dhe mobiljet që ata kanë blerë për të arreduar shtëpitë ti shesin ose ti marrin në shtëpitë e tyre. Këto lëvizje të dëshpëruara vijnë pasi bujtësit përballen me mundësinë e humbjes së mijëra dollarëve në muaj të prenotimeve të anulluara, ndërsa faturat, kostot e mirëmbajtjes dhe pagesa e krdive hipotekore grumbullohen. Dobësimi i papritur dhe i dhimbshëm i bujtësve nxjerr pasojat më të mëdha financiare që shkaktoi pandemia, po ashtu edhe rreziqet e mundshme që vendosin baste të jetesës mbi fuqinë e rezistencës së platformave më të reja të teknologjisë.

“Ne kemi punuar për të mbështetur komunitetin tonë përmes përpjekjeve të shumëfishta, duke përfshirë angazhimin e 250 milion dollarëve për të ndihmuar me mbështetje bujëtsit, të cilët u prekën nga anulimet e udhëtarëve si shkak i Covid-19 dhe 17 mln dollarë nga fondi ynë i emergjencës Super Host”, tha një zëdhënës i Airbnb në një deklaratë, duke shtuar se është shpërndarë protokolli i ri i higjenës për strukturat Airbnb.

Të dhënat tona të brendshme tregojnë dëshirën e mysafirëve për të udhëtuar dhe ne po përgatitemi t’i ndihmojmë bujtësit t’i mirëpresin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërsa pandemia është shtrirë, modeli i biznesit i Airbnb është vënë në dyshim. Pasiqë pritej të bënte debutimin e saj të shkëlqyeshëm në Wall Street këtë vit, kompania në vend të kësaj duhet të heq dorë nga rreth 25% e forcës së saj të punës. Në të njëjtën kohë, ajo ka luftuar për të qetësuar bujtësit që janë shtylla kurrizore e shërbimit. Airbnb njoftoi në fund të marsit se do t’i paguante sipërmarrësit e strukturave pritëse 25% të asaj që ata zakonisht marrin mbrapsht kur ka anulime individuale të rezervimeve, por disa pritës i thanë CNN Business se politika nuk shkoi aq sa duhet mirë për të qenë ndihmuar, ose se ata morën pagesa më të vogla nga sa pritej.

Kriza financiare si shkak i pandemisë mund të shpjerë në një eksod falimentimesh të strukturave Airbnb për pritësit si Jake Wolf, i cili ka qenë në platformë për më shumë se pesë vjet dhe mbylli strukturat e tij në Mars.

“Nuk do të kthehem, absolutisht jo” tha Wolf, kur u pyet për t’u rikthyer në platformë në të ardhmen. Për të tjerët, kjo është duke çuar në zgjedhje të dhimbshme në lidhje me cilat prona të Airbnb duhet të braktisin dhe cilat duhet të shpëtojnë.

Christina Zima, një sipërmarrëse e Airbnb për nëntë vjet, ka menaxhuar 25 shtëpi me kohë të plotë kryesisht në Zonën e Gjirit të San Francisko, vetëm njëra prej të cilave është në pronësi të saj. Deri më tani, ajo ka mbyllur dy prej tyre gjatë krizës së koronavirusit, njëra prej të cilave ishte planifikuar paraprakisht. Zima tha se disa nga pronarët me të cilët punojnë, po konsiderojnë mbylljen e shumë pronave, ose janë në kërkim të qiramarrësve afatgjatë, duke e shpënë më tej në pasiguri biznesin.

“Unë jam duke u përpjekur të kuptoj se çfarë do të bëj, dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha Zima. “Unë nuk po bëj para. Me biznesin e Airbnb, unë thjesht po përpiqem të minimizoj humbjet e mia. Vetëm njëra prej shtëpive po i përmbush shpenzimet e saj, domethënë qiranë dhe shërbimet e mia”.

Gjashtë nga pronat që Zima merr me qira nga pronarët për një kosto fikse, duke filluar nga 2.800 deri në 5.600 dollarë në muaj, dhe pastaj i nxjerr në Airbnb për ti dhënë me qira afatshkurtër për pushimeve të vogla. Pjesa tjetër janë partneritete me pronarë, ku ajo merr një pagesë për administrimin e pronës dhe vepron si ndërlidhës me bujtësit. Ajo merr një normë më të lartë fitimi kur arredon shtëpitë, dhe sigurion produkte të nevojshme për shtëpitë.

Me mbylljen e disa Airbnb-ve të saj, ajo është detyruar gjithashtu të gjejë mënyra për të likuiduar shpejt orenditë. Zima ka renditur artikujt në Facebook Marketplace dhe ka ngritur një tendë pop-up jashtë shtëpisë së saj, ku njerëzit mund të bëjnë blerje. Zima renditi aq shumë gjëra në Facebook Marketplace në një ditë të vetme, saqë ajo tha se ishte bllokuar përkohësisht nga postimi për një ditë. Offield ka filluar edhe shitjen e artikujve të ndryshëm të cilësisë së mirë që ajo i ka ruajtur në shtëpinë në Galveston.

Por disa bujtës që ndiejnë nevojën për të shitur janë duke pritur vetëm pak më gjatë. Cindy Cabrales dhe burri i saj vendosën të shesin një nga tre Airbnb e tyre – në Boulder, Kolorado – por po rezistojnë sepse kanë një rezervim në korrik që nuk është anuluar.

“Normat e fitimit janë kaq të ulta, nuk ka kuptim ta mbash këtë biznes,” tha Cabrales. “Pandemia thjesht ka dhënë verdiktin e fundit”. /CnnBusiness