MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të përdor që të përballoj alergjitë e pranverës?

03.05.2020 - 10:48

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë të përdor që të përballoj alergjitë e pranverës?

Përgjigjja nga mjeku: Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar. Sistemi imunitar gabimisht e shikon polenin si një rrezik për trupin dhe dërgon antitrupa për të sulmuar alergenin (polenin). Kjo çon në çlirimin e histaminës në gjak. Histamina është ajo që shkakton bllokimin e hundëve, tështimat, kruarjet e syve dhe simptoma të tjera që ju mund t`i dini nëse jeni alergjik. Poleni mund të udhëtoj me kilometra, ndaj mos fajësoni vetëm bimët e lagjes suaj.

Barnat me të cilat mund të trajtohen alergjitë janë: Antihistaminikët të cilët lehtësojnë tështimat, tërheqjen e hundëve dhe kruarjet duke ulur nivelin e histaminës në trup. Dekongjestantët të cilët zvogëlojnë enët e gjakut në kavitetin nazal për të lehtësuar bllokimin e hundëve. Kombinim i antihistaminikëve dhe dekongjestantëve të cilët kombinojnë efektin e të dyve. Dekongjestantët nazalë spray të cilët veprojnë më shpëjt se dekongjestantët oral dhe me më pak efekte anësore. Spray nazal steroid të cilët reduktojnë inflamacionin. Pikat për sy të cilat lehtësojnë kruarjet dhe lotimin e syve. Edhe pse ju mund t`i merrni këto barna në farmaci pa recetën e mjekut, rekomandohet të kryeni një konsultë më mjekun për të qenë të sigurtë se jeni duke përzgjedhur trajtimin e duhur. Disa barna antihistaminikësh mund të shkaktojnë përgjumje, ndaj duhet të jeni të kujdeshëm në përdorimin e tyre gjatë ditës. Nëse i keni provuar barnat pa recetë por nuk ju japin efektin e dëshiruar, mund të kërkoni nga mjeku për opsione të tjera me recetë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.