MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë faktorët që ndikojnë në infeksionet gjatë shtatzënisë?

09.05.2020 - 08:12

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilët janë faktorët që ndikojnë në infeksionet gjatë shtatzënisë?

Mjeku: Faktorët e rrezikut për kandidozën vulvo-vaginale gjatë shtatzanisë apo edhe jashtë saj, mund të jenë; terapia me antibiotikë, intoleranca ushqimore, mungesa e sistemit imunitar, stresi i zgjatur, përdorimi i letrës higjenike aromatike dhe i solucioneve jo të përshtatshme për higjenën personale, larja në pishina të klorifikuara, larje shumë të shpeshta të vaginës, përdorimi i veshjeve të shtrënguara dhe që nuk ajrosin mirë trupin, përdorimi i veshjeve intime sintetike apo prej materiali që rritin temperaturën lokale dhe perineale si dhe lagështinë vaginale, përdorimi i kontraceptivëve oralë me përmbajtje të lartë të estrogjenit, trajtimi me kortizonikë, menstruacionet etj.

Rëndom si shkaktarë të infeksioneve vulvovaginale nga kandida përcaktohet candida albicans. Por edhe prania e specieve të tjera jo albikans si candida tropicalis apo candida glabrata, janë shkaktar të mykut vulvo-vaginal. Megjithatë, kandida albikans mbetet përgjegjëse kryesore e rreth 85-90% të infeksioneve vaginale mykotike. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse myku nga kandida jo albikans është më rezistent në trajtimin me terapi antimykotike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.