05.05.2020 - 15:36
Edhe pse është zonë e kuqe dhe nga më të prekurat në Shqipëri prej COVID-19, kryeqyteti sot ka qenë si në ditë normale pasi qytetarët kanë vërshuar rrugëve.
Siç shihet dhe nga fotot e LSA, dhjetra qytetarë në trotuare pa asnjë masë mbrojtëse maska apo doreza, dhe shumë afër njëri- tjetrit kanë dalë për xhiro apo për të shkuar në punë.
Edhe pse sot Tirana pati një rritje të lehtë infektimesh me 9 raste të reja me COVID-19, duket se qytetarët e harruan shpejt rrezikun apo dhe virusin që ka tronditur gjithë botën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Basha i kërkon ndihmë OBSH-së
“Qytetarët ankohen për simptoma, por numri i testimeve ka rënë”
Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar
“Kam 16 ditë i mbyllur! Nuk jam as infermier, as mjek!”
Rama: Transporti i dedikuar mjekëve