MENU
klinika

Përditësimi i MSH/ Zgjerohet harta e infektimeve

COVID-19/ Si kanë ndryshuar shifrat gjatë 24 orëve të fundit? Rastet e reja

29.05.2020 - 10:15

Vazhdon rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1099 persona, me 23 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ne QSUT jane testuar 57 personel shendetesor dhe paciente dhe te gjithe kane rezultuar negative. Në infektiv janë të shtruar 25 paciente, 5 në terapi intensive.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. 6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda.

Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)

Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin