MENU
klinika

Rindërtimi 'shpëtimtari' i 2021

FMN dhe BERZH pesimist për ekonominë shqiptare

13.05.2020 - 09:09

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rënie të thellë të ekonomisë shqiptare për vitin 2020.

Sipas raportit të BERZH për “Perspektivën Ekonomike Rajonale në rajonet” thuhet se ekonomia e Shqipërisë do të shënojë një rënie prej 9%, shifra më e lartë e publikuar deri më tani nga institucionet ndërkombëtare.

Një rënie kaq të madhe BERZH e justifikon me varësinë që ka vendi me turizmin dhe me marrëdhëniet tregtare me Italinë një nga vendet më të prekura nga COVID-19. Po ashtu BERZH paralajmëron edhe reduktim të remitancave për shkak se dërgesat në valutë për shkak të pandemisë janë reduktuar.

Dhe një ulje e remitancave do të ketë ndikim negativ në ekonomi. Rimëkëmbja e Shqipërisë do të varet nga lehtësimi gradual i masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ndërkohë në vitin 2021 BERZH parashikon që rritja ekonomike të jetë 12% e ndikuar më së shumti nga rikthimi në normalitet në gjashtëmujorin e dytë të vitit si dhe rimëkëmbja nga tërmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN