Cristiano Ronaldo është shumë i lidhur me familjen e tij, sidomos më të ëmën. Sot ishte një ditë e veçantë në Portugali, teksa është festa e nënës! Cristiano Ronaldo, bashkë me vëllezërit e tij, nuk ka harruar nënën e tij, Dolores, duke i dhënë një buqetë më lule por sidomos një dhuratë të mrekullueshme: Mercedes Benz.
“Faleminderit për fëmijët për këtë dhuratë që mora sot. U uroj një ditë të bukur të gjitha nënave” – ishte mesazhi i CR7, që gjendet ende në Madeira me familjen, duke pritur se kur do të niset drejt Torinos dhe të nisë stërvitjet.
View this post on Instagram
Obrigada aos meus filhos pelos presentes que hoje recebi. Feliz dia para todas as mães ❤️?
Edhe pse ishte thënë se ai ka bërë gati valixhet dhe avioni privat e pret, duhet njëherë garancia e klubit për rinisjen ose jo të kampionatit. Mendohet që kjo javë të jetë vendimtare sa i përket rifillimit të futbollit në Itali.