MENU
klinika

Policia pika kontrolli në dalje të Korçës

Dega e PD-së: Duam të nisemi drejt Tiranës, por na mungon…

17.05.2020 - 13:41

Megjithëse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga dega e PD-së Korçë nëse do të nisen ose jo qytetarë drejt Tiranës, në mbështetje të të gjithë atyre që po protestojnë, në pika të ndryshme të qarkut Korçë janë ngritur postblloqe policie për të kontrolluar dhe monitoruar çdo lëvizje nëse do të ketë tentativa për t’u nisur drejt kryeqytetit.

Burime nga dega e PD-së Korçë bëjnë të ditur se po diskutohet për një nisje të mundshme të qytetarëve drejt Tiranës. Pavarësisht se kanë shprehur mbështetjen e tyre ata shprehen se mungesa e një autorizimi është ajo që i ndalon për nisjen në mbështetje të protestuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN