MENU
klinika

"Qeveria duhet të marrë masa të tjera lehtësuese"

Dhoma Amerikane bisedë me ambasadoren Yuri Kim për sfidat e biznesit

01.05.2020 - 10:41

Bordi drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare zhvilluan më 29 prill një video takim me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ku u diskutua gjerësisht mbi sfidat e Covid 19.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi rolin e rëndësishëm që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka luajtur në identifikimin e problemeve dhe rekomandimet e bëra ndaj qeverisë, me zgjidhjet që ofrojnë impakt lehtësues për bizneset. Gjithashtu, Ambasaroja vlerësoi donacionet dhe angazhimin e kompanive anëtare të AmCham për t’i ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar në këto kohë të vështira.

Gjatë takimit, Ambasadorja Kim dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane shkëmbyen mendime të drejpërdrejta mbi sfidat që bizneseve ju është dashur të kapërcejne dhe ato me te cilat po përballen. Takimi ka shërbyer gjithashtu si një platformë per te diskutuar edhe mundësitë e përshtatshme për rihapjen e ekonomisë pa cenuar prioritetin e sigurisë shëndetësore.

Bordi i AmCham dhe drejtuesit e kompanive anëtare shprehën shqetësimin mbi situatën aktuale ekonomike dhe theksuan se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerren masa të tjera lehtësuese për të frenuar efektet e padëshirueshme tek bizneset dhe industritë përkatëse. Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përcaktimi i korridoreve me zona të sigurta ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Rritja e shkëmbimeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është një nga prioritetet kryesore të ambasadores Kim dhe Dhomës Amerikane. Mbështetja e ambasadës për komunitetin e biznesit, do te ndihmojë AmCham dhe anëtarët e saj të mbështesin zbatimin e hapave të mëtejshëm të rëndësishëm që duhet të ndërmerren për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Prisni menjëherë biletën dhe kthehuni në SHBA”

Yuri Kim sërish thirrjen për amerikanët që jetojnë në Shqipëri

“Një mik në nevojë është mik i vërtetë”

Ndihma për Shqipërinë/ Meta falënderon SHBA-në