Legjenda e boksit Mike Tyson do të kthehet në ring në moshën 53-vjeçare. Kampioni ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet duke u stërvitur me përgatitësin e tij. Amerikani, i cili ka varur dorezat në gozhdë në 2005-ën, do të kthehet për një duel bamirësie.
Mes kundërshtarëve të mundshëm janë lojtari i regbisë i All Blacks, Sonny Bill Williams, i cili është edhe boksier dhe ka qenë kampion i Zelandës së Re, Paul Gallen, ish-lojtar regbie dhe boksier.
Megjithatë, sfidanti më i mundshëm i Iron Mike duket se është Evander Holyfield, i cili është kthyer gjithashtu të stërvitet. Tyson ka qenë kampioni më i ri i peshave të rënda i të gjithë kohërave kur në 1986-ën, në moshën 20 vjeç, mposhti Trevor Berbick. Në karrierën e tij, ai ka fituar 50 nga 58 ndeshje.