MENU
klinika

Konfirmimi

Dy vende europiane marrin vendimin për futbollin

02.05.2020 - 11:44

Situata është përmirësuar sa i përket përhapjes së Covid-19 në Europë, megjithatë, shtete të ndryshme marrin vendime të ndryshme. Por nëse 3 vende e kanë mbyllur sezonin, futbolli do të rikthehet shpejt në shumë shtete të Europës.

Polonia dhe Danimarka do të rikthehen në fushë dhe një lajm i tillë është zyrtar. Kampionati polak do të rikthehet më 27 maj, ndërsa kampionati elitar danez do të ketë datën e rikthimit më 29 maj. Të dy këto vende kanë konfirmuar se do të rifillojnë futbollin.

Janë krerët e Federatave që kanë dorëzuar protokollin e sigurisë dhe janë pranuar nga qeveritë e tyre. Një lajm i mirë për të gjithë, pasi jeta po fillon normalisht në Europë. Për këtë është njoftuar edhe UEFA, së cilës i ka mbërritur projekti i detajuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa rinisur futbolli në Gjermani

Tre raste të reja me Covid-19, Bundesliga në dyshim