MENU
klinika

Njoftimi i dytë/ Ja çfarë lejohet dhe çfarë jo!

E diela me apo pa makina? Policia ndryshon vendimin për levizjen

30.05.2020 - 15:24

Brenda ditës së sotme Policia e Shtetit ka dalë me dy njoftime të ndryshme sa i përket lëvizjes me makina gjatë ditës së dielë 31 Maj.

Fillimisht u njoftua që në asnjë qytet të Shqipërisë nuk do të lejohej lëvizja me automjete. Ky fakt nuk ishte përmendur nga Ministria e Shëndetësisë kur njoftoi rregullat e lëvizjes për ditët në vijim e as nga kryeministri Rama në njoftimin e tij në Facebook.

Ndërkohë disa orë pas këtij vendimi policia vjen me një tjetër vendim zyrtar si më poshtë:

“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.”