MENU
klinika

Shtëpi-muze, banesa e Maks Velos

E motra: Kati i tretë, plot kujtime të tijat…

08.05.2020 - 21:01

         Poliedrikut antikonformist iu dha lamtumira e fundit në kushte të pazakonta. Pak kolegë dhe të afërm, premtojnë edhe realizimin e një muzeu për të nderuar veprën e tij. Ikja dhe përcjellja e trishtë e arkitektit edhe piktorit të njohur Maks Velo, do të mbetet gjatë në kujtesën e çdokujt që e njohu.

Motra e tij, Roza, që sot i dha lamtumirën e fundit, u shpreh se i vëllai, gjatë gjithë kohës pikturonte dhe se katin e tretë të banesës, e kishte mbushur plot me kujtime. “Maksi pikturonte gjithë ditën, shkruante, i ka të gjitha kujtimet, e ka mbushur plot katin e tretë”.

Por, si e kujton miku i tij, Artan Shkreli? “Me politikë, Maksi u mor shumë pak, si duket kishte bërë një bast me veten, se nuk do t’i afrohej politikës. Unë do të ndaja disa vepra të Maksit, më e shikueshmja, është “Pallati me kuba” i Kadaresë dhe shkolla “Emin Duraku”, ish-godina ATSH-së” – shprehet ai.

Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Armand Vokshi, ka thënë se “Maksi e meriton në art, arkitetutreë, në të shkruar, në publicistikë, ka qenë një person poliedrik”.

I pranishëm në ceremoninë mortore, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka bërë me dije se, shtëpia e arkitektit dhe piktorit të njohur, Maks Velo, do të bëhet shtëpi-muze. “Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë, se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s’u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni, s’e dinë që bisketat janë të Maksit. Do ta bëjmë muze, shtëpinë e tij. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do t’ia kthejmë me dinjitet veprën e tij, në një muze dhe memorium”, – është shprehur Veliaj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit