MENU
klinika

"Çast"

Ekspozitë në kohë pandemie

30.05.2020 - 14:14

Është çelur këtë fundjavë në Galerinë e Arteve “Lasgush Poradeci” një ekspozitë personale e piktorit nga qyteti liqenor, Qemal Guri.

Miq të piktorit dhe të galerisë ishin prezentë në hapje të kësaj ekspozite, e cila solli për publikun një cikël veprash të krijuara kohët e fundit nga artisti Qemal Guri, i cili e quajti këtë ekspozitë “Çast”, pasi çdo pikturë e varur në murin e kësaj galerie ka qenë vepër e një çasti.

Këndvështrimi rreth të përditshmes, realitetit dhe ëndrrave, lidhur edhe me situatën që po jetojmë, pandeminë, ishin në fokus të pikturave të realizuara nga autori.

Ndërkaq, ajo që shkoi përtej ngjyrave të peisazheve ishte figura femërore në madhështinë e veprave të saj.
Kjo ekspozitë, me rreth 120 punime, u çel me mbështetjen e bashkisë Pogradec dhe do të qëndrojë e hapur për 2 ditë në qytetin liqenor të juglindjes.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit