MENU
klinika

"Një foto me beben në krah do thyente rrjetin"

Elon Musk bëhet baba!

05.05.2020 - 11:56

Musk ka mirëpritur djalin e tij të gjashtë! Ai publikoi këtë të martë fotot e para të djalit të tij të porsalindur me këngëtaren Grimes në Twitter – e cila u bë nënë për herë të parë.

Musk shfaqej duke mbajtur foshnjën në krah, ndërsa ishte në spital ndërsa në një foto tjetër vogëlushi shfaqej i shtrirë në shtrat, me disa emoji tatuazhesh.

Elon, 48 vjeç, e mori vendimin për të postuar imazhin pasi një fanse i kërkoi ta bënte: “Një fotografi nga ti që mban në krahë foshnjën, do të thyente internetin…ju lutem publikoni një”.

CEO i Tesla-s është babai i pesë djemve nga martesa e tij e mëparshme. Në mënyrë tragjike, Musk humbi fëmijën e tij të parë Nevada në vitin 2002 në moshën kur ishte vetëm 10 javëshe.

Grimes zbuloi publikisht shtatzëninë e saj me një postim në mediat sociale në janar, dhe më vonë duke folur hapur për shtatzëninë e saj me ndjekësit.

Muzikantja, emri i vërtetë i të cilës është Claire Boucher, është në një lidhje me 48-vjeçarin që prej 2018-ës.