MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Është më mirë mjekimi popullor apo ai me antibiotikë për bajamet?

08.05.2020 - 17:40

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Është më mirë mjekimi popullor apo ai me antibiotikë për bajamet?

Mjeku: Mjekimi popullor nuk është mjekim. Ato mjekime që ne dëgjojmë kështu në mënyrë popullore, shpeshherë na duken për të qeshur, sepse përdorin për shembull mjaltë, hudhra ose limon. Limoni shpeshherë mund të sjellë dëme, sepse mund të ketë infeksione të bajameve që mund të lidhen për shkak të alergjisë ose për shkak të reflukseve dhe në të dyja këto raste, limoni shkakton dëme të mëdha duke e acaruar edhe më tepër infeksionin.

Një tjetër mjekim popullor është ai me anë të hudhrave, e cila mbahet si antiseptike si disinfektante,  por në këtë rast nuk ka asnjë vlerë, aq më tepër në ditët e sotme ku industria farmaceutike ka nxjerrë preparate të posaçme për infeksionet në bajame.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.