MENU
klinika

Zbulohet arsyeja!

Foto/ Rrëzohet helikopteri i MB në aeroport

04.05.2020 - 12:44

Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër të Stacionit policor në “Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup”, pasi është furnizuar me derivate helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar.

Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është lënduar.

Detaje të reja janë zbardhur nga rrëzimi i helikopterit në aeroportin e Shkupit, ndërsa publikohet edhe një foto, që tregon momentin kur ai përplaset në tokë.

‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngritet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Paraprakisht njoftuam se helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vendngjarje menjëherë kanë arritur njësitë zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.