MENU
klinika

Didier Deschamps

“Franca bëri mirë, të tjerët po luajnë për pará”

27.05.2020 - 14:20

Humbjet financiare janë e vetmja arsyeje që skuadrat elitare në Europë kërkojnë përfundimin në fushë të kampionatit. Në këtë konkluzion ka dalë trajneri kampion bote Didier Deschamps, që në mediat franceze ka nxjerrë të gjithë mllefin për zyrtarët e 4 ligave kryesore të kontinentit që po bëjnë çmos për të rifilluar sezonin e lënë përgjysmë.

“Shikoj ndeshjet në Bundesliga dhe disa momente më duken shumë të çuditshme. Futbollistët në fushë përplasen fort me njëri-tjetrin, ndërsa në stol mbajën maskë dhe 2 metra distancë. Nuk i kuptoj, seriozisht nuk i kuptoj. Edhe Spanja, Italia e Anglia kërkojnë që të rikthehen, por pa praninë e tifozëve dhe me kontakt në fushë më duket futboll i çuditshëm. Mendoj se gjithçka ka të bëj për financat” – u shpreh Deschamps.

Ndërkohë, tekniku përshëndeti vendimin e zyrtarëve të Federatës Franceze për të shpallur verdiktet e sezonit duke mos rrezikuar shpërthimin e virusit tek lojtarët. Shëndeti i sportistëve konsiderohet nga tekniku si kryesori në këtë pikë.

Gjithashtu, menaxheri i Kombëtares Franceze i ka ofruar mbështetjen e tij maksimale mesfushorit të Chelsea, N’Golo Kante, për vendimin e tij për të qëndruar larg fushave stërvitore për shkak të frikës së infektimit. Fundja, kjo është edhe politikë sportive, secili mbron të atë që përfaqëson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipi francez luajti finalen e parë të Champions

U desh Covid-19 që të rikthehet në Europë pas 57 vitesh