MENU
klinika

Me rrezik të lartë për përhapjen e virusit

Frikë për rikthimin e koronavirusit, Kina mbyll qytetin gjigant

11.05.2020 - 07:48

Kina i është frikësuar rikthimit të koronavirusit, duke mbyllur qytetin Shulan, pasi ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve.

Në qytet u konfimruan 11 raste të reja gjatë ditës së kaluar, të gjitha të lidhura me një grua të infektuar e cila punonte në një lavanderi, thanë mediat shtetërore.

Pacientja 45-vjeçare, e cila ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur histori udhëtimi së fundmi, shkruan BBC.

Të gjitha vendet publike nëpër qytet janë mbyllur dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti i Shulan është klasifikuar si vend me rrezik të lartë për përhapjen e virusit.

Shulan është në provincën Jilin, dhe ndodhet në kufirin me Korenë e Veriut, e cila pretendon se nuk ka raste me Covid-19. Virusi vdekjeprurës u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019. Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,669 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,918 të infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ka rrezik për një valë të dytë!"

Ekspertët gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigant!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin