MENU
klinika

Tre mjekë të njohur

FSHF ngre grupin sipas kërkesës së Ministrisë

07.05.2020 - 20:06

Pas kërkesës së FSHF-së, Ministria e Shëndetësisë i ktheu përgjigje institucionit të futbollit, por që të fiksohej një datë për rikthimin e futbollit shqiptar, duhej ngritur një grup pune i përbashkët që të bënin gati edhe një protokoll të përbashkët.

Dhe FSHF nuk ka humbur kohë. Në një tjetër letër zyrtare, FSHF ka ngritur grupin e punës me 3 mjekë të njohur. Gianluca Stesina, mjeku sportiv dhe përgjegjësi i departamentit të mjekësisë në FSHF do të jetë së bashku me Mel Ostrenin (mjeku sportiv i Kukësit) dhe Arjana Sina (mjeke Imazheriste, FSHF).

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, do të jetë gjithashtu prezent për të garantuar disponibilitetin e  administratës të institucionit në mbarë vendin. Tani pritet takimi me grupin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga e hëna ndoshta do të kemi një datë për rifillimin e futbollit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN