MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam hasur probleme me jashtëqitjen. A duhet të shqetësohem?

25.05.2020 - 12:42

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Gjatë pandemisë kam hasur probleme me jashtëqitjen. A duhet të shqetësohem?

Përgjigjet mjeku: Kur jemi të stresuar, përjetojmë ankth ose qëndrojmë në izolim, truri ynë lëshon më shumë serotonin dhe epinefrin (adrenalina) të cilat shkaktojnë çlirim të kortizolit në gjendrat mbiveshkore. Kur nivelet e serotoninës rriten, zorrët reagojnë duke pasur spazma, të cilat çojnë në diarre ose kapsllëk. Që të ketë një lëvizje normale të zorrëve, duhet që organizmi të funksionojë më së miri, në të kundërt shfaqen probleme me tretjen.

Të qëndruarit të hidratuar është me rëndësi dhe këshillohet minimumi 1.5 litra ujë në ditë, ose më shumë nëse jetoni në zona të nxehta ose merreni me aktivitet fizik. Megjithatë nëse nuk mundeni dot të kryeni nevojat personale për më shumë se disa ditë, keni dhimbje barku ose vini re gjak në anus, duhet të kontaktoni me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.