MENU
klinika

Nga Ervin Baku

“Hapni futbollin, nuk është dyqan”

01.05.2020 - 14:28

Shumë aktorë të futbollit kanë bërë thirrje këto ditë që Qeveria të caktojë një datë për nisjen e aktiviteteve sportive. Një nga zërat e fuqishëm që i bashkohet është thirrja publike e gazetarit sportive dhe jo vetëm, Ervin Baku, që shkruan:

Zonja Ministre,

Nuk po ju shkruaj si gazetar, por po ju shkruaj si zv.presidenti i ekipit të futbollit të femrave TIRANA AS. Nënkampione aktuale e Shqipërisë… Tani, futbolli, “par definition”, është “zonë e gjelbër”. Kështu që, hapni futbollin. Mirëpo ka një problem: Hapja e tij do programuar.

Sepse futbolli nuk është dyqan, nuk është bar, nuk është restorant. Dje ka pasur një takim mes Kancelares gjermane dhe 16 ministrave të sportit të shteteve federeale për të diskutuar mbi fatet e kampionatit gjerman.

Pas mbledhjes u vendos që deri në datë 16 maj nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv. Por, në datën 6 maj do të ketë një tjetër takim për të diskutuar për datën e rifillimit të futbollit gjerman. Data më e mundshme është 23 maji. Çfarë dua të them? Që gjithçka kalon përmes dialogut konstruktiv. Me takime konkrete…

Zonja Ministre,

Çdo ditë, vajzat e ekipit na kërkojnë që t’i kërkojmë qeverisë rifillimin e stërvitjes. “Jemi futbolliste dhe nuk mund të qëndrojmë të ngujuara ndërkohë që specialistët thonë që futbolli mund të fillojë”, na shkruajnë vajzat çdo ditë. DHE KANË PLOTËSISHT TË DREJTË…

Federata Shqiptare e Futbollit ju ka adresuar një plan të qartë për hapjen e futbollit në vend. Me rifillim e stërvitjes nesër dhe kampionateve në datën 20 maj. Atëherë, çfarë prisni të uleni dhe të bisedoni konkretisht? Pse hesht qeveria?

NUK KA ASNJË SENS TË HAPNI BARET DHE RESTORANTET PA HAPUR MË PARË FUTBOLLIN! Sepse, nëse ky vend ka vërtet një përfaqësues të denjë në Europë, ky është futbolli. Me të mirat dhe të këqijat e tij.

HAPNI FUTBOLLIN!!! Nuk e ndihmuat financiarisht, gabim. Por, e drejta juaj… Tani, MOS E PENGONI!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grumbullime me risk të lartë”

Manastirliu venit shpresat e futbollit shqiptar

Administratori i klubit vlonjat

Idrizi: Flamurtarin nuk e lejoj të luajë