Nga Chris Smith- Vanity Fair
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, hodhi poshtë pirunin dhe në dorë mori stilolapsin. Ai ishte i ulur në dhomën e familjes së rezidencës ekzekutive në Albany, një konfeksion i mahnitshëm me 40 dhoma i mbretëreshës Anne, gjysmë milje poshtë kodrës nga zyra e tij në kryeqytetin shtetëror.
Cuomo e kishte nisur ditën me një intervistë në emisionin Howard Stern. Pastaj, në ditën e 43-të daljeve live në media, ai zhvilloi një konferencë për pandeminë në televizionin kombëtar, gjatë së cilës ndau lajmin përkohësisht të mirë se niveli i vdekjeve të përditshme të Nju Jorkut ishte duke rënë.
Disa orë më vonë Cuomo doli sërish para kamerave duke njoftuar një aleancë me gjashtë shtete për të planifikuar rihapjen të jetës publike.
Kur e dha lajmin, Cuomo ishte në shtëpi, duke ngrënë salmon të pjekur në skarë me njërën nga vajzat e tij dhe disa anëtarë të stafit të tij.
Pak më vonë, Donald Trump doli në TV dhe befas deklaroi se “autoriteti i tij është i plotë” dhe se vetëm ai mund të vendoste kur amerikanët do të ishin të lirë të ktheheshin në punë, shkollë, në stadiume etj.
Cuomo filloi të mbante shënime. Ai i tha togerit të tij të lartë të merrte menjëherë këshilltarin e shtetit në telefon. “Dua të di gjuhën e saktë të amendamentit të 10 për renditjen e të drejtave të shteteve,”tha Cuomo.
Në ekran, Trump sërish ishte duke pretenduar se ai kishte “autoritet të plotë” për të mposhtur qeveritarët dhe t’i jepte fund distancimit social.
Dy javë më parë, kur Trump papritmas kishte nxjerrë nga karantina një rajon të Nju Jorkut, dhe Cuomo kishte thirrur Pat Cipollone, këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, për ta njoftuar se Presidenti nuk kishte të drejta ligjore për të ndërmarrë një hap të tillë.
“Unë nuk do të lejoj asnkënd, përfshirë dhe Presidentin e SHBA-ve, të dalë të televizor dhe të thotë diçka që nuk është e vërtetë”, tha Cuomo.
Të rrëzosh të gjitha gënjeshtrat e Trump do të ishte një punë me kohë të plotë, natyrisht. Ajo që shqetësoi Cuomo për këtë gënjeshtër nuk ishte aq qesharake, PO ishte mundësia që fjalët e Presidentit të sillnin sjellje të rrezikshme publike dhe një valë të re koronavirusi.
“Merrni MSNBC në telefon,” i tha Cuomo njërit prej ndihmësve të tij për shtyp. Ai do të dilte në konferencë pas Trump. Cuomo po diskreditonte me forcë përpjekjen e Trumpit për të marrë përgjegjësinë.
Trump bëri hapin e radhës. Ai u tërhoq dhe ua la autorizimin shteteve për të ndërmarrë hapat që u takonin. Kthimi i papritur i Trump e befasoi guvernatorin, i cili në më pak se 24 orë, kishte fituar një raund të rëndësishëm.
Ishte aq sa e rastësishme dhe e duhur që Andrew Cuomo njoftoi CNN dhe MSNBC në mes të një krize kombëtare vdekjeje, ndërsa po darkonte në tryezë me vajzën e tij të vogël, në shtëpinë ku kishte jetuar për 12 vjet babai i tij, Mario Cuomo, ish-guvernatori i Nju Jorkut.
Fuqia e daljes së Cumos në media ka ardhur nga lidhjet që ai kishte krijuar me familjet e frikësuara në Amerikë.
Ajo rezonancë rrjedh nga një përzierje e dashurisë së vërtetë dhe skenarit të llogaritur: Cuomo ka bërë tre vajzat e tij, vëllain e tij të vogël të sëmurë, Chris, nënën e tij 88-vjeçare, Matilda, dhe gjyshin e tij të ndjerë, personazhe në narracionin e tij për koronavirusin.
Saga e Cuomos nuk është aq tragjike sa saga e familjes Kennedy. Por të dy klanet, të lidhur zyrtarisht së bashku për 15 vjet nga martesa e Andrew Cuomo me Kerry Kennedy, i ndan një fije, në të cilën publikja dhe privatja bëhen njësh.
Familjet janë jashtëzakonisht të ndryshme, por të dyja kanë nxjerrë udhëheqës të cilët dinë të shndërrojnë emocionet personale në mjete politike dhe si të luajnë kur është e nevojshme.
“Andrew është praktikuar tërë jetën e tij për ushtrimin e pushtetit,”thotë një i brendshëm politik në Nju Jork.
“Ajo që po shihni tani, për më mirë dhe më keq, është gjithçka që ai ka mësuar ndër vite. Shumë nga tiparet që antagonistët politikë të Cuomo në Nju jork përbuzin; mikrokontrollimi i tij, skema e tij taktike, nevoja e tij për kontroll, po dëshmojnë se janë pikat e forta të tij në këtë krizë. Përvojat e Cuomos dhe vendosmëria e tij për ta përkulur botën drejt vullnetit të tij”, shtoi ai.
Jo vetëm kaq, Cuomo ka dhe një grup ndihmësish dhe miq besnikë, ai ka një grup të barabartë.
“Andrew, që fëmijë ka qenë i stërvitur për të qenë udhëheqës”, thotë Dan Klores, një mik i guvernatorit prej 35 vjetësh.
Një politikan i afërt i Cuomos u shpreh se, “Andrew është një pragmatist. Ky është thelbi. Ai ka shumë karakteristika të çmendura. Por nuk ka një kockë ideologjike në trupin e tij. Ai do t’i çojë gjërat në fund”.
Cuomo ka trashëguar një pjesë të idealizmit të babait të tij, me themelinin HELP USA, një fondacion jofitimprurës që siguroi strehim për të pastrehët, në 1986. 7 vjet më vonë Cuomo ndërmori një hap edhe më të madh drejt përcaktimit të identitetit të tij, duke u transferuar në Uashington për t’u bërë ndihmës sekretar në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Babai i dytë profesional i Cuomos ka qenë Presidenti Bill Clinton, përgjatë këtyre 8 viteve.
Andrew gjithmonë donte të ishte një politikan si Clinton, por ka qenë e vështirë për të sepse ai nuk ishte i ndjeshëm si ish-presidenti. Clinton payshim është krejt e kundërta e Cuomos, tha demokrati i Nju Jorkut.
Ndërkohë me Trump, Cuomo ka një marrëdhënie të çuditshme. Telefonatat e tyre janë vetëm për diskutime të nevojave urgjente për shtretër spitalorë në Nju Jork apo numër i vogël i testimeve. Bisedat duken produktive, derisa Tump bën një postim në Twitter dhe shkruan se Cuomo bën mirë të ndalojë së ankuari, ose statuse të tjera ku shkruan se Nju Jork po vjedh maskat në spitale, duke i nxjerrë nga dera e pasme.
Arritja e një gjykimi të formës së prerë për kompetencën e guvernatorit përballë pandemisë vdekjeprurëse do të dëshmojë ndërlikime aq sa vetë njeriu. Ajo që duket qartë është se Cuomo është treguar udhëheqës emocional dhe praktik, duke tejkaluar dhe kufijtë e Nju Jorkut. Eshtë gjithashtu e qartë se ai, ndryshe nga Donald Trump, ka vlera thelbësore. Vlerat e familjes së tij.