MENU
klinika

Ja si e kujton çmimin e ‘Miss Albania’!

Hygerta Sako kthehet 25 vite pas

13.05.2020 - 07:44

Hgerta Sako është kthyer pas në kohë. Me postimin e fundit në rrjetet sociale moderatorja ka ndarë me ndjekësit momentin kur është vlerësuar me çmim në konkursin e më të bukurës shqiptare në vitin ’95.

Hygerta publikon herë pas here kujtimet më të vyera të saj, duke treguar me nostalgji se si i ka përjetuar ato momente. Ndonëse kanë kaluar 25 vite nga shpallja e saj si Miss, Sako vazhdon të mbetet ndër figurat më simpatike të ekranit shqiptar.

“Shumë e lumtur që sapo kisha fituar çmimin e vetëm të atij edicioni Miss Press 95’ dhe isha futur në 12 finalistet. Pa e ditur që pas një ore do të merrja edhe çmimin e madh të Miss Albania 95’. Fëmije i lumtur dmth ??? Flm @florichimera për këtë kujtim të bukur ??”- shkruan Hygerta në Instagram.