MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Infeksionet seksuale, më të kujdesshëm femrat apo meshkujt?

16.05.2020 - 10:01

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Infeksionet seksuale, më të kujdesshëm femrat apo meshkujt?

Mjeku: Problemi është i tillë që për vetë ndryshimet fiziologjike, ndoshta femra është më në kontakt me mjekun gjinekolog. Megjithatë, jo çdo ankesë që ka lidhje me organet gjenitale është një infeksion seksualisht i trasmetueshëm. Shpeshherë, femrat kanë ankesa që lidhen me mykun, vaginozat që janë infeksione të tjera endogjene, por jo të tipit IST.

Ndaj janë më shpesh në kontakt me mjekun dhe janë pak më të “kulturuara” sesa meshkujt. Ajo çka ndodh rëndom, është që pas vizitës së femrave tek mjeku gjinekolog, partnerët referohen tek unë. Kam shpesh pacientë që, pasi është parë pacientja femër, partneri referohet për të kontrolluar tek unë. Megjithatë, ka plot raste që paraqiten vetë kur kanë ankesa të tipit të infeksionit të uretriteve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.