MENU
klinika

Biseda e Kurtit me Djukanovicin

Ironia e ministrit serb: U ndoq nga kartelet e drogës

27.05.2020 - 08:00

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kryeministrit në Detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, për bisedën e ketyre të fundit. Sioas Vulin, biseda telefonike u ndoq me kujdes dhe miratim nga kartelet e drogës.

“Kur Kurti e Djukanovic bisedojnë për ekonomi atë me vëmendje dhe miratim e ndjekin tek kartelet e Shkalarëve, Kavaçëve, Dukagjinit e karteleve tjera të cilët për shkak të kufijve të mbyllur po vuajnë humbje të mëdha” u shpreh ai për mediat serbe.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, biseduan rreth rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë. Temë ishte edhe dialogu me Serbinë ku presidenti malazez e siguroi kryeministrin kosovar se gjithmonë do të jenë fqinjë të sinqertë.