MENU
klinika

Deri në 500 euro bonus

Italia do paguajë familjet që të pushojnë brenda vendit

15.05.2020 - 13:07

Qeveria italiane ka bërë gati një bonus prej 2.4 miliardë eurosh për turizmin këtë vit. Paketën e re financiare që shënjestron turizmin e ka prezantuar ministri i trashëgimisë kulturore, Dario Franceschini.

“Kjo masë, parashikon një kontribut deri në 500 euro për të mbuluar shpenzimet nëpër strukturat akomoduese brenda Italisë”-u shpreh ministri Italian.

Këtë bonus për pushimet e verës mund ta kërkojnë familjet të cilat kanë një tavan të ardhurash deri në 40 mijë euro. Bonusi ndërkohë varion në bazë të numrit të anëtarëve të familjes; deri në 500 euro për familjet me 3 ose më shumë anëtarë, 300 euro për familjet me dy anëtarë dhe 150 euro për ato me vetëm një person.

Kontributi i përfituar nga kjo paketë e re ndihme do të mund të shpenzohet nga data 1 korrik, deri në 31 dhjetor të këtij viti. Bonusi do të jepet në formën e zbritjes nga fatura në strukturat akomoduese, në masën 80%, ndërsa 20% do të jepet në formën e zbritjes nga taksa mbi të ardhurat.

Në total, shpjegon ministri, ndihma shtetërore për turizmin dhe trashëgiminë kulturore ngjitet në 5 miliardë euro, ku 4 miliardë shkojnë drejtpërdrejtë për turizmin, dhe 1 mld euro për kulturën.