MENU
klinika

Masat varen nga trendi i infeksionit!

Italia zbut masat e karantinës/ Rinis puna pas 2 muajsh

04.05.2020 - 13:32

Italia nisi të zbusë masat më të gjata të karantinës në Europë ditën e Hënë, duke lejuar 4.5 milionë njerëz që të rikthehen në punë dhe familjet që të ribashkohen, pas më shumë se 2 muajsh të mbyllur në shtëpi.

Zhurma e vazhdueshme e makinave, autobusëve dhe motocikletave tregoi një rritje të lëvizjes në mëngjes, por trafiku është shumë më i ulët se përpara se të godiste virusi në Shkurt.

Qeveria ka urdhëruar një rihapje graduale, duke i dhënë dritën e gjelbër fabrikave që rinisin linjat e prodhimit. Autoritetet lejuan gjithashtu hapjen e parqeve dhe rimbledhjet e familjeve, duke ndjekur rregullat e distancimit social. Megjithatë, mbledhjet mes miqve janë ndaluar dhe shumica e dyqaneve do të qëndrojnë të mbyllura deri më 18 Maj.

Restorantet dhe baret mund të pranojnë vetëm porosi, ndërsa shkollat dhe kinematë, do të qëndrojnë të mbyllura deri në një të ardhme të pacaktuar.

Me mbi 29,000 vdekje nga Covid-19 që kur u shfaq virusi më 21 Shkurt, Italia ka numrin e dytë më të madh të viktimave në botë pas Shteteve të Bashkuara. Numri ditor i vdekjeve dhe rasteve të reja ka rënë me një normë më të ngadaltë se sa shpresonte qeveria, duke bërë që Kryeministri Giuseppe Conte të rihapë ekonominë në mënyrë graduale dhe në varësi të trendeve të infeksionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk dëgjoi të mbyllet për të luftuar Covid-19

CNN: Suedia, ana e errët e “deles së zezë rebele”