MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam lordoza lumbale të boshtit kurrizore. Si ta kuroj?

25.05.2020 - 12:32

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Jam diagnostikuar me lordoza lumbale të boshtit kurrizore. Si ta kuroj?

Përgjigjet mjeku: Joga është mënyra më e mirë për përmirësimin e lordozës lumbale të boshtit kurrizor sepse asanat e caktuara janë të drejtuara në muskujt e komblikut, m. Iliopsoas, i cili vështirë drejtohet. Veç kësaj, joga ndihmon forcimin e muskujve të brendshëm të trupit dhe përgjithësisht ndihmon në këndelljen e trupit. Pos jogës, këshillohen të gjitha ushtrimet e shtrirjes dhe forcimi i muskujve të trupit dhe të gluteusit.

Mënyra pasive e shërimit të lordozës është shërimi në shpinë me këmbë të lakuara në gjunjë të tërhequra në drejtim të barkut. Nëse dëshironi të shtriheni në bark, apo të flini gjumë në këtë pozitë, nën bark vendosni jastëk që të rrafshojë shpinën. Rekomandohet edhe terapia fizikale, humbja e peshës së madhe të trupit dhe marrja e vitaminës D. Në rastet e tjera rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.