MENU
klinika

“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

16.05.2020 - 10:12

Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni deklarojnë se kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kura”.

Sorrento Therapeutics, me bazë në San Diego shpjegon se antitrupi STI-1499 ndalon 100% virusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore, shkruan Daily Mail.

Ky është një nga disa antitrupat që Sorrento Therapeutics po zhvillon bashkë me shkollën e Mjekësisë “Mt.Sinai” në Nju Jork.

Në një deklaratë për shtyp, Sorrento bën me dije se mund se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa të pritet për një vaksinë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN