MENU
klinika

Shërimi i pacientëve me Covid-19

Kombinimi i disa ilaçeve jep rezultat të shpejtë

09.05.2020 - 17:27

Kombinimi i tre ilaçeve antivirale ndihmoi në zbutjen e simptomave te pacientët që ishin të infektuar me coronavirus dhe shumë shpejt ulën sasinë e virusit në trupin e tyre.
Ky është një rezultat e një studimi të vogël të kryer nga shkencëtarët e Hong Kong-ut, shkruan Al Jazeera.

Studimi përfshiu 127 pacientë, dhe studiuesit krahasuan efektin e barnave që u ishte dhënë pacientëve. Një grupi pacientësh iu dha një kombinim i tre ilaçeve: një ilaç për të trajtuar HIV, lopinavir-ritonavir, një ribavirinë për trajtimin e hepatitit, dhe beta interferon për të trajtuar sklerozën. Ndërsa një grupi tjetër me pacientë iu ishte dhënë vetëm ilaçe kundër HIV, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e studimit të publikuar në Lancet treguan se, në grupin e pacientëve që morën një kombinim të tre ilaçeve, rezultatet ishin më të mira dhe ata shëroheshin më shpejtë.

“Kërkimet sugjerojnë që trajtimi i hershëm i COVID-19 me një kombinim të tre ilaçeve antivirale mund të largojë shpejt virusin nga trupi i një pacienti, të lehtësojë simptomat dhe të zvogëlojë rrezikun e infektimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor”, tha Kwok-Yung Yuen, profesor. nga Universiteti i Hong Kongut dhe një nga pjesëmarrësit e hulumtimit.