Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi më shumë të dhëna për origjinën e koronavirusit të ri, i cili duket të jetë përhapur nga lakuriqët nëpër pangolina dhe më pas tek njerëzit, pasi numri i infeksioneve në të gjithë botën arriti në gjashtë milion.
Në një publikim në revistën “Covid-19 Science Advances”, studiuesit thanë se ekzaminimi më i afër i virusit zbuloi se ai fillimisht qarkullonte te lakuriqët, por i mungonte proteina e nevojshme për t’u lidhur me qelizat njerëzore.
Shkencëtarët amerikanë thanë që kjo aftësi mund të ishte fituar nga një virus i gjetur në pangolina, një gjitar me luspa që është një nga kafshët më të trafikuara në mënyrë të paligjshme në planet.
Dr Elena George, një nga autoret kryesore të studimit, tha që njerëzit kishin parë tashmë lidhjen e epidemisë me pangolit, por shkencëtarët ishin ende të ndarë në lidhje me rolin e tyre në evolucionin e Sars-Cov-2, virusi që shkakton Covid- 19.
“Në studimin tonë, ne demonstruam se me të vërtetë Sars-Cov-2 ka një histori të pasur evolucionare që përfshinte një riorganizim të materialit gjenetik pas përhapjes tek pangolinët para se të fitonte aftësinë e tij për të infektuar njerëzit,” tha ajo, duke shtuar se “afërsia të kafshëve të specieve të ndryshme në një mjedis të lagësht tregu mund të rrisë mundësinë e infeksioneve të spërkatjes së liojeve të kryqëzuara.
Studimi ende nuk e konfirmon pangolinën si kafsha që kaloi virusin te njerëzit, por thekson se ajo që ka qënë e përshfirë në rrugën epidemiologjike të virusit.
Sidoqoftë, Prof Eduard Holmes, një biolog evolucionar në Universitetin e Sidneit në Australi, tha që duhej më shumë punë në lidhje me këtë temë. “Ekziston një hendek i qartë evolucionar midis Sars-Cov-2 dhe të afërmve të tij më të afërt të gjetur deri më tani tek pangolinat” tha ai. “E vetmja mënyrë se si do të plotësohet ky hendek është përmes marrjes së mostrave të kafshëve të egra”, shtoi profesori.
Studimi erdhi pasi Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ndërpresë lidhjet e saj me Organizatën Botërore të Shëndetit sepse “nuk kishte arritur të reformohej”.
Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku sulmoi Kinën për mangësitë në trajtimin e shpërthimit fillestar të koronavirusit, Trump tha se do t’i jepte fund marrëdhënieve me Organizatën Botërore të Shëndetit. SHBA është financuesi më i madh i trupit global shëndetësor, duke paguar rreth 450 milion dollarë kontribute për programe specifike.
Shumë studime të ndryshme kanë treguar se koronavirusi i ri, kishte origjinën në një lakuriq nate, por duhej të kishte infektuar një kafshë tjetër para se të kalonte te njerëzit. Rastet e para u raportuan në Wuhan, Kinë. Viruset janë mutantë dhe këto mutacione mund të përdoren si ajo që quhet orë molekulare për të gjurmuar një virus përmes kohës dhe gjeografisë.
“Rezultatet tona janë në përputhje me vlerësimet e mëparshme dhe tregojnë për të gjitha sekuencat që ndajnë një paraardhës të përbashkët drejt fundit të vitit 2019, duke e mbështetur këtë si periudhën kur SARS-CoV-2 kaloi tek njerëzit,” shkruan ekipi në studimin e tij. Ata gjetën gjithashtu prova gjenetike që mbështesin dyshimet që virusi po infektonte njerëzit në Europë, SHBA javë ose muaj më parë se të raportoheshin rastet e para zyrtare në janar dhe shkurt. “Eshtë e pamundur të gjesh pacientin “e parë” në çdo vend,” tha Holmes.
Një analizë e re gjenetike e virusit Covid-19 e marrë nga më shumë se 7.600 pacientë në të gjithë botën tregon se virusi, ka qarkulluar tek njerëzit që nga fundi i vitit të kaluar dhe duhet të jetë përhapur shumë shpejt pas infeksionit të parë.
Studiuesit analizuan mutacionet në virus dhe gjetën prova se po përhapej shpejtë. “Virusi po ndryshon, por kjo në vetvete nuk do të thotë se po përkeqësohet” i tha CNN studiuesi i gjenetikës Francois Balloux nga instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër. Ai analizoi mostrat e marra në periudha dhe nga vende të ndryshme dhe thanë se tregojnë se virusi fillimisht filloi të infektonte njerëzit në fund të vitit të kaluar.
Lane Warmbrod është një analist në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore që ka ndjekur raportet mbi gjenetikën e koronavirusit të ri tha se më shumë studime janë të nevojshme tek kafshët për të demonstruar sesi ndryshimet në gjenetikën e virusit, mund ta bëjnë atë pak a shumë infektiv ose patogjen.
Raportet për mutacionet mund të jenë të rëndësishme për ekipet që po punojnë për të gjetur një ilac apo një vaksina për të luftuar koronavirusin. Vaksinat, veçanërisht, duhet të synojnë pjesë të virusit që janë të konservuar që nuk ndryshojnë shumë me kalimin e kohës.