MENU
klinika

Përplasje deklaratash për origjinën e COVID 19

“Koronavirusi u prodhua në Kinë!?” OBSH: SHBA të publikojë provat!

05.05.2020 - 07:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se koronavirusi e ka origjinën në një laborator nga qyteti Vuhan i Kinës, janë “spekulative”. OBSH-ja tha se nuk ka marrë prova nga SHBA-ja që e mbështesin pretendimin e tillë.

“Nuk kemi pranuar ndonjë të dhënë apo provë specifike nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Kështu që nga këndvështrimi ynë, ky pretendim mbetet spekulativ”, tha dejtori për emergjenca pranë OBSH-së, Michael Ryan.

“Virusi ka origjinë nga natyra dhe nëse ShBA ka informacione që e hedhin poshtë këtë tezë, le t’i publikojë. Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë, por nëse kjo kthehet në një investigim të ashpër ndaj tyre, atëherë gjithçka kthehet në politikë, dhe jo një problem shkencor” – shprehet me tej Mike Ryan.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të origjinës së virusit që “bazohen në shkencë” dhe jo në politikë. Komentet vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se “ka sasi të konsiderueshme të provave” se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Vuhanit, edhe pse nuk dha më shumë detaje.

Transmetuesi shtetëror i Kinës i kritikoi ashpër komentet e Pompeos, duke i cilësuar ato si “të çmendura”. CCTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se “është një gënjeshtër e plotë”.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, janë përhapur në mbi 180 vende të botës. COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në botë dhe ka vrarë afro 250,000.