MENU
klinika

Komenti i eksperti të së Drejtës Kushtetuese

Kosova dhe trazirat politike: 29 maj moment absurd,duhet të besoj që….

01.05.2020 - 20:01

Komenti i një eksperti të së Drejtës Kushtetuese për aktualitetin dhe zhvillimet më të  fundit në Kosovë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duket absurd por që e shton konfliktualiteti brenda Kosovës. Ndonëse duket sikur bën të kundërtën; shton konfuzion institucional dhe krijon apo konsolidon precedent të rrezikshëm.

Gjykata Kushtetuese I ka pezulluar pak më parë vendimet e qeverisë aktuale duke i ka quajtur anti kushtetuese.

Ky vendim I Gjyktës lejon  krizën më të rëndë globale të pasluftes së Dyte Botërore,  Kosova ta përballoj me një qeveri pa lagjitimitet.

Kur te merret masa e përkohshme e sigurisë gjykata do të duhet të peshoj te gjithë dëmin apo përfitimin që i krijohet interesit publik nga vendmi i saj. Në rastin konkret dëmi që i krijohet interest publik është i madh.

Por gjithsesi ky është një vendim që duhet respektuar.

Unë besoj që 29 maj është një tjetër moment absurd i këtij vendimi, por ama duhet të besoj që gjykata do të shprehet para 29 majit në lidhje me; a është kushetues apo jo dekreti i Presidentit për zotin Hoti.

Pse absurd?!

Sepse për të gjitha arsyet e mësipërme GJykata Kushtetuese nuk mund ta lë Kosovën kaq gjatë në kushtet e pasigurisë dhe konfliktit midis krahëve, për më shumë në kohën e pandemisë.

Pra unë mendoj që vendimi do të merret më shpejt dhe nga konsultimi me ekspert të së drejtës kushtetuese, unë besoj se vendimi në lidhje me dekretin e Presidentit mbështetur tek neni 95 paragrafi 5  do të lejoj vijiimin e legjislaturës.

Për ndryshe Kosova i bie që të shpik rregulla kushtetuese të ndryshme nga gjithë bota, nga gjithë republikat paralmentare. Po i njëjti tekst në Kosovë interpretohet ndryshe dhe në Francë apo Itali ndryshe.

Ky është rasti i disatë që Gjyakata Kushtetuese merr vendime absurd siç ishte, vijimi i mandatit të zonjës Jahjaga, vendimi i 2014 per mandatarin apo dhe vendimi për grupin negociator.”