MENU
klinika

Data kur do të niset avioni i parë

Kosova “rrezikon e para”, rinis fluturimet drejtë Italisë

19.05.2020 - 14:45

Ambasadori i Italisë në Kosove, Nocila Orlando, konfirmoi se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës së kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali niset më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, e të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

Ndryshe, Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësore për shkak të pandemisë COVID-19.