11.05.2020 - 08:46
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar me COVID-19 në Krujë.
Burime bëjnë me dije se orët e fundit janë kryer 58 testime, por asnjë person nuk ka rezultuar i infektuar.
Duke iu referuar ISHP-së, Kruja është vendi i dytë në vend për numrin e të infektuarve, pasi janë aktualisht 58 të prekur.
Javët e fundit, fasoneritë në Krujë kanë qenë vatra të “nxehta” infeksoni, pasi në to janë infektuar me dhjetëra punonjës dhe kontakte të tyre.