MENU
klinika

"Më la lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit"

Kryeministri fiksohet pas filmit “Gangs of London”

26.05.2020 - 08:18

Kryeministri Edi Rama duket se është fiksuar me serialin “Gangs of London”, i cili ka në qendër një varg bandash kriminale, mes tyre edhe shqiptare.

Rama ka shfaqur publikisht pëlqimin e tij për këtë serial, teksa ka replikuar në një postim të një prej aktorëve shqiptarë pjesë e serialit, Orli Shuke, i cili luan rolin e bosit të mafias shqiptare në Londër.

“Sa e mbarova, super, përgëzime,”, shkruan Rama në një prej postimeve te aktorit shqiptar.

“Flm z.kryeministër. Shpresoj t’u ketë pëlqyer gangs,”ia kthen aktori kryeministrit, i cili nuk mjaftohet me një koment, por lë edhe një tjetër për të treguar se sa shumë i ka pëlqyer ky serial.

“Jo më pëlqeu, po më la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar. Dhe të lutem falenderoje Pipën nga unë që më pëlqeu komentin.

E kam admiruar që nga filmi “Mother Father Son”, dhe jam mahnitur nga tranformimi në Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe të lutem mbijetoi sezonit 2,” shkruan Rama.