Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk resht së akuzuari OBSH-në. Pasi e akuzonte që i kushtonte vëmendje vetëm Kinës sa i përket koronavirusit por edhe se nuk iu përgjigj si duhet pandemisë, tani vjen një tjetër akuzë.
Trump thotë se OBSH i dha vendime të gabuara SHBA-së sa i përket pandemisë dhe koronavirusit.
Sipas tij Presidenti kinez i bën presion të vazhdueshëm dhe kështu janë kthyer në një kukull të Kinës.
Madje Trump i ka thënë agjencisë se do të tërheqë përgjithmonë fondet e SHBA nëse nuk “angazhohet për përmirësime të mëdha thelbësore në 30 ditët e ardhshme”.
Letra e Trumpit është veprimi i fundit që ai është ndërmarrë kundër OBSH pas vendimit të tij të fundit për të ndalur përkohësisht fondin e SHBA për grupin.
Agjensia është kritikuar për reagimin e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit, megjithëse mbetet organizata globale e shëndetit mbarëbotërore në një kohë kur pandemia ka marrë më shumë se 319,000 jetë në të gjithë botën dhe mbylli kryesisht ekonominë globale.
Ndërkohë, Trump, i cili ka shmangur prej kohësh aleancat dhe institucionet globale, gjithnjë e më shumë ka fajësuar të tjerët, përfshirë Kinën dhe OBSH,.
“Është e qartë që gabimet e përsëritura nga ju dhe organizata juaj për t’iu përgjigjur pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të kushtueshme për botën. E vetmja mënyrë për të ecur përpara për Organizatën Botërore të Shëndetit është nëse vërtet mund të demonstrojë pavarësinë nga Kina”, shkruante Trump në një letër për Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që e postoi në Twitter të hënën vonë.
“Administrata ime tashmë ka filluar diskutimet me ju se si të reformoni organizatën. Por veprimi është i nevojshëm shpejt. Ne nuk kemi kohë për të humbur”, përfundoi Trump, duke shtuar se SHBA “do të rishikojë anëtarësimin” nëse nuk bëhen përmirësime të paspecifikuara.
OBSH pranoi të martën se kishte marrë letrën e Trump dhe ishte “duke marrë parasysh përmbajtjen”. Duke folur virtualisht në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit të agjencisë, Tedros nuk iu përgjigj drejtpërdrejt Trump, por tha se organizata ishte e angazhuar për “transparencë, përgjegjshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm”.
Letra e Trump u kritikua shpejt nga ekspertë të shumtë, të cilët kanë theksuar nevojën për bashkëpunim global.
Udhëheqësit evropianë ndërkohë folën ne mbështetje të OBSH-së në Asamblenë Botërore të Shëndetit.
Por çfarë do të ndodhte nëse Trump vërtet tërhiqet?
OBSH do të humbiste një pjesë të konsiderueshme të financimit të saj nëse SHBA ndalon së dërguari pagesa ose tërhiqet tërësisht nga organizata. Nëse kombet e tjera do të rrisnin kontributet e tyre për të mbushur boshllëkun, mbetet të shihet, por është e qartë se liderët e tjerë të botës do të shqetësoheshin, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen e pandemisë Covid-19.
Duket se nuk ka gjasa që çdo vendim i SHBA do të inkurajojë shtetet e tjera që të ndjekin këtë shembull. Masa ka të ngjarë të mos pranohet nga shumica e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, të ngjashme me përgjigjen globale pasi Trump njoftoi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Klimës në Paris në 2017.
Duke pasur parasysh madhësinë e kontributeve të tij, SHBA aktualisht është një lojtare kryesor brenda organizatës. /konica.al
Burimi: CNBC/ BBC/ The Washington Post