10.05.2020 - 20:58
Kurba e pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19, në Serbi ka pësuar rënie të madhe gjatë javës së fundit.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit në vend dy persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 215.
Ndërsa numri i të infektuarve ditën e sotme ka shkuar në 10,114 raste, sepse në 24 orë kanë rezultuar 82 raste pozitivë.
Aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore janë 43 persona ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 3,006.
Në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë janë kryer 16,091 testime.