MENU
klinika

Rama: Ja çfarë do të ndodhë

Lajm i mirë për shoferët/ “Ent publik me vetëfinancim për taksën vjetore”

06.05.2020 - 15:17

Një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ka ofruar nga të ardhurat e veta të akumuluara, që të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për 2020-ën, për 7,204 mjete.

Ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’.

Ai thekson se nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të disa kategorive.

MESAZHI I RAMËS
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, SJELL NJË SHEMBULL TË SHKËLQYER SOLIDARITETI NGA DPSHTRR PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT RRUGOR TË PASAGJERËVE
NJË RAST I BUKUR KU NJË ENT PUBLIK ME VETËFINANCIM, NISUR DHE NGA REZULTATET E MiRA PËR 2019-ën OFRON, NGA TË ARDHURAT E VETA TË AKUMULUARA, TË MBULOJË 100% TAKSËN VJETORE (TVMP), PËR GJITHË VITIN 2020, PËR 7,204 MJETE!

NGA KJO PAKETË SOLIDARE E DPSHTRR-së NË VLERËN 170,194,500 LEKË PËRFITOJNË 7,204 MJETE TË KATEGORISË:
AUTOBUS (MBI 8+1),
TRANSPORT QYTETËS,

TRANSPORT RRETHQYTETËS,
TRANSPORT NDËRQYTETËS,
SHËRBIME TË RASTIT (TURISTIK BRENDA E JASHTË VENDIT),
NDËRKOMBËTAR TË RREGULLT,
TRANSPORT PËR PERSONELE,
TRANSPORT PËR LLOGARI TË SUBJEKTEVE BRENDA E JASHTË VENDIT!
KY AKT MBËSHTET NJËKOHËSISHT SUBJEKTET E LARTPËRMENDURA, BUXHETIN E SHTETIT DHE DIREKT BASHKITË!
INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE DO TË MUNDËSOJNË QË BRENDA MAJIT KJO PAKETË TË HYJË NË FUQI
PS: ATA QË I KANË PAGUAR, DO TË KOMPENSOHEN NË MOMENTIN E PAGESËS SË TVMP PASARDHËSE!