MENU
klinika

“Jo sot, ju lutem”

Liçaj këmbëkryq në bulevard: S’jam mirë… s’kam dëshirë të flas

17.05.2020 - 13:02

       Shumë i famshëm për mbrojtjen e kauzës së teatrit, aktori Neritan Liçaj i është bashkuar protestës para Teatrit Kombëtar. në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Liçaj, tha për mediet, se nuk është në gjendje të flasë dhe nuk dëshiron që të flasë sot.

Madje, ai nuk ka asnjë informacion, se çfarë po ndodh me kolegët e tij në komisariatet e Policisë, ku është shoqëruar.

E pranishme në protestë është një doktoreshë, e cila do të vizitojë aktorin.

Neritan Liçaj u shoqërua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, kur filloi dhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

”Jo sot, nuk jam mirë, më ndjeni. Nuk jam mirë. çuna, artistët jo. Nuk e di. Mos ma merrni për keq, por nuk mundem.

Do kemi raste të flasim, të qetësohem… Ma falni. S’kam fuqi të flas”- tha Liçaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit