MENU
klinika

12 vite pa Dritan Hoxhën

Lori kujton të atin e ndjerë me historinë e bukur në Romë

10.05.2020 - 12:14

Hoxha është bërë nostalgjike për kohën kur jetonte në Romë dhe babai shkonte atje gjatë fundjavës për ta takuar!

Fashionista e njohur shqiptare ka publikuar një foto të pjatës së saj të preferuar që i kujton të atin e ndjerë. Lori ka përgatitur një pjatë me spaghetti që ka qenë e preferuara e tyre në drekat dhe darkat buzë detit.

Ajo ka treguar se babai i saj, Dritan Hoxha, udhëtonte për ta takuar gjatë fundjavës dhe e çonte pranë detit për drekë, për të shijuar pamjen dhe për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar, që ishin pikërisht spaghetti-t me vongole.

Këtë 23 maj mbushen plot 12 vite nga ndarja nga jeta e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxhës.

Lori e ka shprehur gjithnjë publikisht mungesën për të atin, dhe herë pas here nuk nguron t’i dedikojë mesazhe të ndjera.