MENU
klinika

"Qytetarët të zbatojnë masat"

Manastirliu: Rritja e numrit të të infektuarve tregon se…

27.05.2020 - 20:59

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për luhatjen e ndjeshme të shifrave të koronavirusit, gjatë ditëve të fundit.

Manastirliu tha se rritja e numrit të të infektuarve dy ditët e fundit, si dhe humbja e dy jetëve, tregojnë se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë.

“Është e vërtetë që ka pasur rritje të rasteve të prekura dhe dy humbje jetësh, që tregon se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë. Ne jemi në një brez të qëndrueshëm, pavarësisht rasteve që mund të klasifikohen si pozitive. Nuk kemi një situatë, që mund të na çojë në një parashikim të keq, por patjetër që i kemi pritshmëritë tona. Ne do të përballemi me raste të COVID në vend, ku 50% e rasteve pozitive janë në kryeqytet. Në të gjithë vendin kemi 20 vatra active, familjare dhe vatra të punës.

Një ndër këshillat bazë është ruajtja e distancimit social. Ky është një moment për t’i bërë thirrje gjithë publikut për të vijuar masat e distancimit fizik, higjienës, etj. Gjithë plani ynë në raport me planin e rihapjes së ekonomisë, jetës sociale, përkthehet në një qëllim të caktuar, që nuk është qëllim në vetëvete ai i hapjes, por të mësuarit me rregullat e reja, që duhet të absorbohen nga të gjithë ne.

Për të bërë një bilancë pas 12 javësh të epidemisë, këto 12 javë ishin një sprovë e sistemit shëndetësor, por edhe gjithë investimeve që janë bërë në këtë sistem. Rasti më i çmuar janë mjekët dhe infermierët, ndaj të cilëve kemi një borxh. Ata e kanë treguar veten se janë në lartësinë e detyrës dhe këtë situatë e kanë përballuar mbështetur në sistemin shëndetësor dhe qeveria shqiptare”, tha Manastirliu.