MENU
klinika

Ministrja e Shëndetësisë

Manastirliu tregon datën e rifillimit të sportit

08.05.2020 - 20:14

Ministria e Shëndetësisë pranoi dje të bashkëpunojë me FSHF për hartimin e një protokolli rigoriz mbi organizimin e ndeshjeve dhe stërvitjes dhe tani erdhi një tjetër lajm i mirë për të gjithë sportistët.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur planin e hapjes deri në javën e tretë të këtij muaji. Ajo ka njoftuar se do të hapen një sërë aktivitetesh më datë 11 dhe më pas më datë 18 do të hapen biznese me risk më të lartë si baret dhe restorantet e gjithashtu do të lejohet stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura.

“Në vijim të planit, prej datës 18 maj nis procesi mësimor dhe provimet e maturës shtetërore, hapen baret dhe restorantet vetëm në ambiente të jashtme, shtohen fluturimet nga jashtë, hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura dhe vazhdojnë të ndalohen aktivitetet sportive dhe kulturore”, – tha ndër të tjera ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN