MENU
klinika

Rihapen kafene, hotele dhe restorante

Maqedonia e Veriut heq nesër shtetrrethimin

26.05.2020 - 17:35

Qeveria e Maqedonisë së Veritur ka marrë një sërë masash lehtësuese ndaj izolimit për shkak të pandemisë, që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Autoritetet në Maqedoni kanë vendosur që nga e enjtja të lejohet hapja e restoranteve, kafeneve si dhe hotelet e kopshtet.

Nga data 1 qershor ky shtet do të hapë kufijtë me fqinjët, përfshi edhe Shqipërinë që gjithashtu heq pengesat kufitare më 1 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka regjistruar 14 pacientë të rikuperuar në 24 orët e fundit, 16 raste të reja me Covid-19, si dhe tre vdekje.