MENU
klinika

Paralajmërimi i Këshillit Mbikqyrës

Mbyllet me sukses ankandi i emetimeve të bonove 12 mujore

11.05.2020 - 06:13

Sipas Scan, këtë javë qeveria realizoi Mby 12 mujore, për një shumë prej 10.7 miliardë lekësh, ndërkohë që kërkesat në ankand arritën shumën e 13.5 miliardë lekëve. Yield-i mesatar ponderuar u rrit lehtë në 2.25%, nga 2.16% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Në fund të muajit mars, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin e ri historik prej 0.5%, ndërsa mori përsipër furnizimin e pakufizuar të likuiditetit për të mbuluar nevojat afatshkurtra të bankave.

Në këto kushte, Këshilli Mbikqyrës parajmëroi se lehtësimi monetar mund të vazhdojë më tej, duke përfshirë edhe skenarin e përdorimit të herë të parë të instrumenteve jokonvencionale.

Edhe Banka e Shqipërisë ka konfirmuar sot projeksionin për rënie të ekonomisë shqiptare këtë vit, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid 19.

Po sipas scan, Guvernatori, Gent Sejko, tha pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se prodhimi kombëtar do të pësojë rënie për vitin 2020, ndërsa do t’i kthehet rritjes vitin e ardhshëm.

Megjithëse Banka e Shqipërisë nuk bën publike parashikime pikësore, skenari i saj përputhet me atë të publikuar këtë javë nga Banka Botërore, që priste një rënie të ekonomisë shqiptare me rreth 5% gjatë vitit 2020 dhe një ringritje të shpejtë në vitin 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN