MENU
klinika

Babai i tre fëmijëve bën rrëfimin prekës

“Më dhanë 15 minuta kohë t’i telefonoja familjarëve”

05.05.2020 - 13:34

Një baba i tre fëmijëve, që i mbijetoi COVID-19, ka zbuluar sesi infermierët i dhanë 15 minuta kohë për të telefonuar të dashurit e tyre sepse rrezikonte që kurrë të mos dilte nga kujdesi intensiv.Darren Buttrick, nga Coven në Staffordshire u shpreh se deklaratat e kryeministrit britanik për fitimin e betejës me koronavirusin i rikthyen të gjitha kujtimet ndërsa luftonte sëmundjen në spital.

“E kisha të vështirë të gjeja numrat në telefonin tim, të zgjedhja numrat enjerëzve, të telefonoja familjarët dhe miqtë e mi, ishte thjesht e tmerrshme t’ia shpjegoja,”– tha ai.

Ndërsa më pas shtoi: “Unë qaja dhe i lutesha mjekëve dhe infermierëve që të mos më linin të vdisja. Iu luta, iu luta. Pastaj duhet t’i thosha Angelës, prindërive, vëllezërve të mi, motrës sime, familjes, miqve se kjo mund të ishte biseda ime e fundit me ta. Unë i dua, ishte shumë emocionuese, shumë stresuese dhe thjesht ulesha atje duke qarë.”

Bashkëshortja e tij, Angela rrëfeu sesi përjetuan atë që po i ndodhte bashkësortit të saj, duke thënë se ishte tronditje për të dhe vajzat e tyre adoleshente.

“U rrëzova në dysheme, nuk mund të lëvizja. E telefonova sërish sapo mbylla telefonin me të. Mendoja se duhet të flisja vazhdimisht me të,”– u shpreh ajo.

48 vjeçari ra në gjendje kome më pas u vendos në një ventilator në spitalin e Neë Cross Hospital në Wolverhampton. Ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi merrte frymë, si edhe nuk vuanta nga sëmundje të tjera kur u sëmur më 11 Mars. Ndërsa i përshkroi mjekët që u kujdesën për të, si “ëngjëj”.