MENU
klinika

Nga aktori i njohur Astrit Çerma

Meqë vazhdoni të më pyesni për Teatrin…e mbani mend Salih Berishën?!

18.05.2020 - 10:43

Me qe vazhdoni të më pyesni për Teatrin…

E mbani mend?!…

Para 7- 8 vjetësh, Kryeministri i asaj kohe Salih Berisha nxorri vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e një të riu. Bile u akordua edhe një fondë prej 3,5 miljon erosh…

Si tani plasi “lufta” Opozitë – Pozitë…

Këta pushtetarët e soçëm (at’here Opozitë)që e shembën tani, kërkonin…të mos shembej, dhe këta të soçmit jasht qeverrisë( athere Pozitë) që “luftuan” deri sot qëtë mos shembet at’here kërkonin ta… shembnin…

E mbani mend..Hë, mo?..E mbani apo jo?..Nuk e mbani ëëë?!..Po mirë..Po ju kujtoj akoma…

Plasi..”lufta”.. me “luftën” plasi dhe debati…

“Fanatikët e majtë” të qeverrisë së soçme që at’here ishin opozitë…për të mos u shembur…përdorën si argument edhe teatrin “Globus” në Londër:.”Anglezët e ringritën nga dheu, vlerën e tyre kombëtare, kurse këta, këtë vlerë duhet ta shkatërrojmë”…

Ju përgjegjën “fanatikët e djadhtë” që at’herë ishin në qeveri e që sot jan opozitë:..”Anglezët e ngritën nga dheu për vlerat e tyre kombëtare sepse atje jan luajtur kryeveprat botrore të Shekspirit, Marlout, është vënë në skenë “Hamleti”, “Makbethi”,”Mbreti Lir”…Po këtë…gërmadhën tonë për çfar vlerash “kombëtare” ta duam?!…Për dramat e K. Jakovës “Toka e jonë” me Tuç Makun, apo dramet e R.Pulahës me…”komunistët”?!…

Ju kujtohet?!..Jooo?!..Si ore jo?!…Ouuuaaaa…

Si nuk ju kujtohet xhanëm?..Kujtohuni: Ja si tani..një pjesë e mirë aktorëve që tani jan maskarenj at’herë ishin korifej dhe e kundërta për sot: tani ata që jan korifej u shpallën e po shpallen..maskarenj..

Vetëm ndrroni vendet dhe do të kujtoheni…

Ëëë?..Ore..E di që nuk e keni të vështirë, të kameleonizoheni sa herë që do tju ngrihet niveli militantist artistik, për një “çikëz” titull apo post por..mbajeni veten pak o.. “mender” palaçosh që komenton nëpër gazeta, internete e f,b me pseudonime…se nuk jan të gjith të rracës tuaj…harraqeee…